Haxhiu: Albin Kurti është i rre zikshëm, nuk duhet t’i fitojë zgjedhjet

Analisti Baton Haxhiu thotë se Kosova ka nevojë për ndryshim, por nuk pajtohet dhe e sheh si të rre zikshme zgjedhjen e Albin Kurtit në krye të qeverisë.

“A i duhet Kosovës ndryshimi? Po Kosovës i duhet, por a duhet që ky njeri të fitojë zgjedhjet në bindjen time jo. Ky është i rr ezikshëm në diskurs, i cili ka sjellë Kosovën në pë rplasje. Ai është njeri, i cili nuk bën kom promise në asgjë. E kemi provuar në 50 ditë”, tha Haxhiu.

Ai u shpreh në emisionin “Shock” në Euronews Albania se rajoni i gadishullit i Ballkanit po projekton autokratë në sferën e politikës.

“Unë prapë do e kritikoj nëse ai (Albin Kurti) vendos të bëhet autokrat. Po humbasin vite, koha dhe njerëzit po lodhen. Ne po projektojmë autokratë të së ardhmes dhe besoj se regjioni i ka në të gjitha pjesët e tij”, tha ai.

Advertisement

Analisti Andi Bushati thotë se shoqëria shqiptare në Kosovë e ka të domosdoshme ndryshimin, por ky hap shtoi ai nuk mund të bëhet me Isa Mustafën dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Jemi në dy blloqe. Po më pyete a duhet ndryshim, unë them duhet ndryshim me çdo çmim. Të gjithë që nuk pranojnë ndryshimin thonë ndryshimi nuk do jetë keq, por jo duke bërë Albin Kurtin diktator. Ndryshim me patericat e Isa Mustafës e patë se nuk bëhet, ndryshim me bandat e Ramushin e patë se nuk bëhet”, shtoi ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like