“Hasën në rezistencë të armatosur”, detaje nga shkëmbim zjarri mes Policisë dhe disa personave në Zubin Potok

Estimated read time 2 min read

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person në fshatin Bube të Zubin Potokut, pasi i njëjti dyshohet për përfshirje në dy vepra penale, ‘sulmi ndaj personit zyrtar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’.

Në raporton 24 orësh thuhet se fillimisht policia kishte vënë re automjete të dyshimta duke lëvizur dhe në përpjekje për t’i ndaluar kanë hasur në rezistencë të armatosur nga të dyshuarit dhe policia në vetëmbrojtje janë detyruar t’i përdorin armët zyrtare. Policia ka arritur të arrestoj një person ku të njëjtit gjatë kontrollit në kamion i janë gjetur 40 dele pa dokumente përcjellëse dhe janë konfiskuar dy vetura tjera të cilat dyshohet se i kanë braktisur të dyshuarit e tjerë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur.

INCIDENTET KRIMINALE SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Bube, Zubin Potok / 30.12.2023 – 06:15. Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur disa automjete të dyshuar duke lëvizur dhe në përpjekje për ti ndaluar kanë hasur në rezistencë të armatosur nga personat e dyshuara me ç’rast policia në vetëmbrojtje janë obliguar të përdorin armët zyrtare duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre të dyshuarin mashkull kosovar/s, ku gjatë kontrollit në kamion i janë gjetur 40 dele pa dokumente përcjellëse, ndërsa janë konfiskuar dy automjete tjera të cilat të dyshuarit tjerë i kanë braktisur dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Përveç dëmeve të shkaktuara në automjetin e policisë nuk raportohet për lëndime në njerëz. Me vendim të prokurorit delet me kamion janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like