Halimi për Kurtin në Paris: Së pari duhej të mbërrinte me kohë, pastaj ta lërë populizmin

Sibel Halimi, zëdhënëse politike dhe anëtare e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pretendon që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e la të priste presidentin e Francës, Emmanuel Macron në takimin që u zhvillua të mërkurën në Paris.
Halimi në një bisedë për Periskopin ka thënë se Kurti fillimisht do të duhej të mbërrinte në kohë në takim dhe pastaj të dërgonte mesazhe të qarta për rrugën e Kosovës drejt integrimit Evropian sepse, sipas saj, Franca ka rol parësor për Kosovën.

“Franca duke qenë njëra prej vendeve udhëheqëse të Bashkimit Evropian, roli i saj është jashtëzakonisht i një rëndësie parësore për Kosovën, statusin e saj evropian e zhvillimin e Kosovës në përgjithësi. Prandaj, takimi në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Emmanuel Macron është i rëndësishëm për faktin se Franca gjithmonë ka treguar kujdesin dhe përkushtimin për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Ndonëse, në takime të nivelit të tillë, kryeministri Kurti do të duhej fillimisht të arrinte me kohë e pastaj të dërgonte mesazhe të qarta, vizion dhe përkushtim konkret për rrugën e integrimit evropian”

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like