• 01-12-2021

Grubi: Për autostradën Shkup – Bllacë do të punojmë ditë e natë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, në konferencën e përbashkët me zv/kryeministren e Kosovës, Albulena Balaj, deklaroi se autostrada Shkup-Bllacë është interes jetik i qytetarëve të Maqedonisë dhe për të gjithë ata që jetojnë në këtë rajon.

 

 

“Siç e dini me marrjen e detyrës, kemi intensifikuar punimet, kemi përfunduar shpronësimin e të gjitha pronave private në atë vend në trase në 2 kilometrat e para dhe kemi filluar projektimi për 11 kilometrat e radhës për të cilat projektimi do të duhet të përfundojë vitin e ardhshëm dhe të tenderohet. Unë shpreh bindjen dhe do të punojmë ditë e natë sepse e kemi edhe në program, e kemi interes kombëtar dhe shtetëror po edhe fqinjësor që të ndërtohet kjo autostradë dhe vlerësoj se brenda mandatit do t’ia presim shiritin autostradës dhe qytetarët e Maqedonisë do të mund të arrijnë në Prishtinë brenda 40 minutash”, deklaroi Artan Gruvbi, zv/kryeministër i parë./Nmk-post/

 

 

 

Read Previous

Numri i të infektuarve me virus korona në botë tejkaloi 74 milionë

Read Next

Covid-19: Masa të reja që hyn në fuqi nesër

%d bloggers like this: