Numri i të infektuarve me virus korona në botë tejkaloi 74 milionë

Numri i të infektuarve me virus korona në botë sot tejkaloi 74 milionë, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb-faqen “Uorlldmeters”.

Që nga fillimi i pandemisë, virusi korona është diagnostikuar te 74.006,646 persona. Deri më tani 1.645.774 persona ndërruan jetë si pasojë e Kovid-19.

 

 

Janë shëruar 51.980,612 persona, ndërsa për momentin ka 20.380, 260 raste aktive nëpër botë.

 

 

 

Numër më të madh të të infektuarve, 17,15 milionë, ende ka në SHBA, e cila është në vendin e parë edhe sipas numrit të të vdekurve, me mbi  300 000 raste të vdekjes. Vijon India me 9,93 milionë të infektuar dhe 144 000 të vdekur, dhe Brazili me 6,97 milionë të infektuar dhe  182 000 të vdekur./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like