Greqia do të vendos veto për Shqipërinë. Ja pse!

Estimated read time 4 min read

Çështja “Beleri” duket se ka thelluar tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. “I Kathimerini” raporton se shteti grek ka vendosur bllokadën e parë ndaj Shqipërisë për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Sigurisht shkak i bllokadës greke është çështja “Beleri”, pasi Greqia ka kërkuar lirimin e tij nga burgu, një kërkesë që nuk është pranuar nga drejtësia shqiptare.

Greqia e konsideron të padrejtë arrestimin e Belerit, duke thënë se ndaj kryetarit të zgjedhur të Himarës janë bërë shkelje të vazhdueshme të të drejtave të tij. Kujtojmë se Beleri akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, pasi i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës.

NewsBomb

NË AKTUALITET, LAJMET KRYESORE, POLITIKË
Greqia vendos “bllokadën” e parë për integrimin e Shqipërisë në BE, shkak Beleri
11/11/2023, 15:10
©Credits: AP Photo/Franc Zhurda
©Credits: AP Photo/Franc Zhurda

Çështja “Beleri” duket se ka thelluar tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. “I Kathimerini” raporton se shteti grek ka vendosur bllokadën e parë ndaj Shqipërisë për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Sigurisht shkak i bllokadës greke është çështja “Beleri”, pasi Greqia ka kërkuar lirimin e tij nga burgu, një kërkesë që nuk është pranuar nga drejtësia shqiptare.

Greqia e konsideron të padrejtë arrestimin e Belerit, duke thënë se ndaj kryetarit të zgjedhur të Himarës janë bërë shkelje të vazhdueshme të të drejtave të tij. Kujtojmë se Beleri akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, pasi i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Lexo edhe: Fredi Beleri akuza ndaj prokurorisë: Dëshmitari ka mashtruar

Media e vendit fqinj shkruan se Athina zyrtare nuk ka firmosur një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare te BE për Shqipërinë për çeljen e negociatave.

“Ndonëse u gjet një formulë për të çuar përpara negociatat për këtë kapitull specifik me Maqedoninë e Veriut, kjo gjë nuk po ndodh në rastin e Shqipërisë. Kandidaturat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura, ndaj ky zhvillim përbën një shkëputje praktike të dy kandidaturave”, raporton media greke.

Advertisement

Më tej media greke ka parashtruar pesë kapitujt që duhet të zgjidhë çdo vend kandidat që aspiron të integrohet në familjen e BE-së.

• Së pari gjyqësori dhe të drejtat themelore.
• Së dyti drejtësia, liria dhe siguria.
• Së treti prokurimi publik.
• Së katërti statistikat.
• Së pesti kontrolli financiar.

Media greke sjell në vëmendje se pak ditë më parë është bërë publik progres-raporti i kandidatëve për anëtarësim në BE, ku me një referencë të tërthortë, por jo të qartë flitet për ndërlikimet e shkaktuara nga çështja Beleri në marrëdhëniet greko-shqiptare. Gazeta greke, Kathimerini shkruan se ky qëndrim i Greqisë mund të ndryshojë nëse Edi Rama ndryshon qëndrim.

“Është e qartë se Athina mund të rishikojë qëndrimin e saj nëse Tirana ecën përpara për të treguar se ka vend për diskutim dhe jo një shfaqje force nga ana e zotit Rama, brenda apo jashtë”, shkuhet ndër të tjera në artikullin e medias greke.

Kujtojmë se seanca e radhës e gjykatës së korrupsionit, ku Beleri është në gjyq do të zhvillohet më 22 Nëntor, por ndërkohë pritet të caktohet një proces i ri për lejen e posaçme që ai kërkon për të bërë betimin.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like