Gjykatat në hall – gjykojnë pa asnjë masë anti Covid 19

Gjykatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kohë pandemie janë duke punuar pa zbatuar masat anti Covid-19, shkruan NMK-Post. Mësohet se në gjykatore prej më pak se 10 metra katror mbahen seanca gjyqësore në të cilat marin pjesë edhe deri në 10 persona. Jo vetëm gjykatësit, por edhe punonjësit gjyqësor kanë shprehur shqetësim për situatën e krijuar. Një gjendje e tillë jo vetëm që përbën rrezik për gjykatësit dhe të punësuarit, por edhe për palët në gjykime dhe ata të cilët aplikojnë për dokumentacione që ndërlidhen me gjykatat. NMK-Post mëson se lidhur me rastin ka reaguar edhe Shoaqta e Gjykatësve, e cila ka sjell konkluzion se seancat gjyqësore duhet të anulohen deri në përmirësim të situatës, të gjykohen vetëm lëndët urgjente, ndërsa për gjykatësit të cilët do të gjykojnë raste urgjente dhe të pa anulueshme të krijihen kushtet e nevojshme sipas protokoleve të parapara për mbrojte nga Covid-19. Shoqata e Gjkatësve ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor Republikan dhe nga Gjykata Supreme që të plotësoj kërkesat e tyre konform masave të miratuara nga Qeveria e RMV-së.

Advertisement

Më e vështirë është situata në Gjykatën civile dhe penale e Shkupit, ku ka mbi 300 te punësuar dhe me mbi 2000 palë në ditë që frekuentojnë. Sikurse bëhet e ditur, në listën e të infektuarve ka pacientë pozitiv me Covid-19 ka edhe gjykatës, avokatë, por edhe të punësuar në administratën gjyqësore.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like