Gjermania, rekord të ri me të infektuar

Numri i rasteve të koronavirusit të regjistruar brenda 24 orëve arriti nivelin më të lartë deri më tani në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Të premten Instituti Robert Koch (RKI) raportoi 23,648 infeksione të reja Covid-19 brenda 24 orëve, që është më shumë se kulmi i mëparshëm i regjistruar një javë më parë, sa ishte (23,542).

Ky raport ditor çon numrin e përgjithshëm të infeksioneve të koronavirusit të regjistruar deri më tani në Gjermani në 879,564.

Advertisement

Në 24 orët e fundit 260 njerëz kanë vdekur shkaku i Covid-19. Një total prej 13,630 njerëz kanë vdekur në lidhje me infeksionin viral që nga fillimi i pandemisë në Gjermani.

Ndërkohë, rreth 579,100 njerëz konsiderohet se janë rikuperuar nga virusi.

Një total prej 286,834 rastesh janë akoma aktive – rreth 7,000 më shumë se një ditë më parë (279,846). /Albinfo.ch

Advertisement
Advertisement

You May Also Like