Arjanit Hoxha takoi Ambasadorin slloven, Milan Predan

Sot realizova takim pune me shkëlqesinë e tij, Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Milan Predan.

Republika e Sllovenisë është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm i vendit tonë, e cili ka siguruar mbështetje të konsiderueshme për përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe për forcimin e kapacitetit administrativ të MBPEU-së, Agjencisë së Pagesave, Agjencisë për Mbështetjen e Zhvillimit Bujqësor dhe autoriteteve lokale.

Në takimin me ambasadorin u diskutua për fushat prioritare të mbështetjes që do të jenë pjesë e Planit të ri të Veprimit 2021 – 2024, brenda të cilit Sllovenia do të sigurojë ndihmë bilaterale për vendin tonë, në bujqësi dhe me theks të veçantë në zhvillimin rural, ku Sllovenia ka përvojë dhe njohuri të gjerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like