Gjenden të tjera mbetje mortore në Prekaz

Estimated read time 1 min read

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se në vazhdimin e gërmimeve në lokacionin në Prekaz, të hënën janë gjetur mbetje mortore, që dyshohet se mund të t’i përkasin personave që figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook.

“Vazhdojnë gërmimet në Prekaz të Skenderaj edhe sot. Ekipet edhe sot kanë hasur në eshtra (mbetje mortore) që potencialisht i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Javë më parë në Prekaz ishin gjetur mbetje mortore të tre personave.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like