Aksion kundër dr’ogës: Policia sekuestron mbi 7 kg her’oinë, arrestohen katër persona

Estimated read time 2 min read

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka kryer dy aksione të cilat kanë rezultuar me sekuestrimin e mbi 7 kilogramëve të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë, si dhe kokainë e marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se në rastin e parë që u zbulua në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë, në një veturë janë gjetur dhe sekuestruar 12 paketime me heroinë, kurse të dyshuarit i janë sekuestruar dy telefona mobil dhe 585 euro para të gatshme.

Droga e sekuestruar, sipas Policisë, kap vlerën e rreth 175 mijë eurove.

I dyshuari 74-vjeçar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Hetuesit policorë nga Sektori Qendror në Prishtinë, në vazhdën e trajtimit të një rasti, kanë arritur ta identifikojnë një të dyshuar për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike si dhe kanë siguruar të dhënat e veturës që përdorej nga i dyshuari.

Më 06.03.2024, rreth orës 19:00, në PKK-Kullë, kanë ndaluar veturën dhe gjatë kontrollit në brendësi të veturës janë gjetur dymbëdhjetë paketime, qe dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit heroinë me peshë të përgjithshme 6314 gram (6 kg e 314 gr), kurse nga i dyshuar S.T., (viti i lindjes 1949, mashkull kosovar) janë konfiskuar edhe: dy telefona mobil dhe 585 euro. Policia, nën autorizimin e prokurores kanë kryer kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe dëshmi tjera relevante për rastin, si: makineri për presimin e lëndëve narkotike, mikser për përzierje të substancës narkotike, 700 gr heroinë dhe dëshmi tjera. Mendohet se vlera e lëndëve narkotike të konfiskuara është rreth 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesëmijë) euro. I dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurores ndalohet deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Advertisement

Ndërsa në rastin e dytë, është zbuluar se disa persona tre persona dyshohen për shitblerje të narkotikëve.

Të dyshuarit janë ndalur për kontroll gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe të njëjtit janë kapur me 17 gramë kokainë dhe 16 gramë marihuanë, ndërsa u janë sekuestruar 2 mijë e 335 euro.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like