Gëzuar 7 marsin Mësues ju vlera kombëtare që nuk qmoheni sa duhet nga disa segmente të kombit

Shkruan: Ejup Berisha

Shkolla është vendi ku moti gjithmonë është i mire dhe i ngrohët. Aty i pari të pret është mësuesi I qeshur dhe I gatshëm të të bëj njeri thotë këngëtari freng Gerard Lenorman në një këngë të tij të titulluar Mëngjese vjeshte. E nderuara mësuese dhe i ndëruar mësues ti që mëson dhe edukon gjenerata të tëra nxënësish ti ke vlere shume te madhe shoqërore, pa cmim të përcaktuar por ti je edhe vlerë shumë e çmuar kombëtare. Konsideroj se misioni i juaj i të mësuarit e posaqerisht ai i të edukuarit është shumë i çmuar, i dalluar dhe i shenjtë. I përmenda të dyja këto misione sepse të njëjtat janë shumë të rëndësishme dhe duhet të jenë të pandara pra këto gjithmon duhet të shkojnë dhe të zhvillohen së bashku. Vërtetë Perendia i ka dhënë jetët e njerëzve në ketë botë por misionet e arsimimit dhe edukimit ua ka besuar juve mesueseve dhe mësusesve, prandaj ju kujdesuni dhe mundohuni që këto ti kryeni me shumë perkushtim, me respekt dhe me nderë. Të nderuar mesuese dhe mesues po i mësuat dhe po i edukuat mirë nxënësit tuaj dhe fëmijët tanë atëher shoqëria jonë do të jetë e mbarë e qetë e zhvilluar dhe e përparuar. Prandaj mësoni fëmijet tanë nxënësit tuaj që të lexojnë mire, të flasin bukur, të shkruajnë drejtë, pastaj të logjikojnë, të jenë të arsyeshëm, të jenë të sjellshëm dhe të ndershëm. Gjithashtu mësoni edhe të dashurojnë, të nderojne, të ndihmojnë, të ndërtojnë që të krejt kjo me qëllim që mos të shkatrrojnë. Parasegjithash shumë me rëndësi është që ti mësoni ata që të dinë të komunikojnë dhe të ecin si duhet në rrugë dhe në komunikacion. Janë këto shumë angazhime dhe lodhje për ju por vetëmse gjate orarit tuaj të punës sepse pastaj në komunikim dhe në reportet njerezore me ta do të ndjeni lehtësime dhe çlodhje por edhe kënaqësi sepse levërdia nga arsimimi i mirë dhe edukimi cilësor do të jenë për të mirën dhe në shërbim të të gjithëve në shoqëri dhe në shtet. Punoni me femijë dhe mos krijoni vetëm kuadro qe do të mund të zënë një vend pune por aftësoni njerëz të cilët do të punojnë, do të zbulojnë dhe do të krijojnë të mira dhe pasuri për të gjithë ne. E di që jeni të pakenaqur nga pozita juaj shoqërore, nga trajtimi i juaj , nga shpërblimet e punës dhe vlersimin e mundit që e bëni por duhet ta dini një gjë se juve ju ka nderuar dhe respektuar Perendia me misionet e shenjte që ua ka besuar e ato janë arsimimi dhe edukimi dhe shihni nëse shpërblimi material është i pakët për punen , angazhimet dhe kontributet tuaja për to mos u dëshpëroni sepse shpërblimet nga Perendia do të jenë të panumerta. Prandaj Mesuesja ime e dashur B dhe mesues të nderuar angazhouni, punoni, arsimoni dhe edukoni sepse këtë do ta bëni për një jetë më të mirë tani dhe ne të ardhmen për të gjithë ne. Prandaj URIME dhe Gëzuar edhe njehër 7 marsin Mesuese e dashur B si dhe mesuese dhe mësues të nderuar. Me këtë rast ju dëshiroj shëndet, fat, lumturi, suksese, jetë të gjatë,të lumtur dhe të qetë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like