• 28-11-2021

Gazetari Mane fyen bashkëshorten e Elvis Naçit

Influenceri i njohur nga Shqipëria, ish gazetari Bledi Mane ka sul*muar ashpër bashëshorten e imamit të njohur nga Tirana Elvis Naçi, shkruan NMK-Post. Në një postim në rrjetin social ai ka su*lmuar Fatma Naçin për stilin e jetës së saj, duke thënë se ajo harxhon mijëra euro për bukurinë e saj. Ky është reagimi i plotë i Manes:
Ke temperaturë, ke dhimbje fyti dhe gjoksi? Të ka ikur ndjesia e nuhajtjes apo shijes? Prit rradhën për tamponin e Covid-19 dhe këshillohu më pas me mjekun e lagjes. Do mundohemi tu kontaktojmë nëse simptomat tuaja agravojnë ndërkohë na falni se jemi në Bllok,jemi te një prej klinikave më të shtrenjta dermatologjike dhe po kujdesemi për Fatmën, gruan e bamirësit Elvis Naçi. Çdo javë Fatma trajton veten me Botoksin e Plotë për rrudhat e fytyrës me një çmim simbolik 200 euro. Vazhdon me maskën Mikrodermoabrazion me Prerje Diamanti 70 euro/20 minuta. Nuk harron as për depilimin me lazer në gjithë trupin me një çmim modest prej 1800 eurosh, tretjen e dhjamrave të tepërt në bark, trajtim periodik celulitesh…
Ke temperaturë, ke dhimbje fyti dhe gjoksi? Na falni një minutë sa të pyesim çfarë pune bën Fatma, gruaja e bamirësit Elvis Naçi? Nëse punon diku sa e ka rrogën Fatma dhe a i mjatojnë paratë e rrogës të trajtohet kaq kushtueshëm kokë e këmbë?

Read Previous

Sondazhi i AlbanianPost në Kanal10: LVV merr 51.3% të votave, LDK 15.5%, PDK 13.2%, AAK 5.5%

Read Next

Hoti: Vetëvendosje do të zhduket si parti

%d bloggers like this: