Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë për Saimir Tahirin

Estimated read time 1 min read

Gjykata e Lartë ka zbardhur këtë të martë vendimin për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, e cila në shtator vendosi rigjykimin e çështjes së tij në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë argumenton se gjatë gjykimit të Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës ka shkelje proceduriale. Po ashtu, sipas gjykatës, gjyqtarja Albana Boksi ishte në konflikt interesi pasi kishte shqyrtuar çështjen e Taulant Haxhiraj në një procedim të lidhur, pra trupa gjykuese kishte në përbërje gjyqtarë që nuk mund të merrnin pjesë në gjykim.

Advertisement

Gjykata thotë se Tahirit nuk iu dha mundësia të mbrohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndonëse sipas ligjit mund të bëjë rikualifikim ndryshe të veprës penale, por duke i dhënë mundësinë të pandehurit të paraqesë argumentet e tij.

Tahiri u dënua me 5 vjet burgim për shpërdorim detyre, që u konvertua më pas me 3.4 vite shërbim prove./tvklan

Advertisement
Advertisement

You May Also Like