• 18-10-2021

Gashi flet për rastin e Tetovës, ja çfarë kërkon

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në studion e emisionit “Brifingu i mëngjesit” ka deklaruar se ai si politikan është i kujdesshëm dhe nuk ka dëshirë të bëj politika të bazuara mbi tragjedi. Megjithatë sipas tij në momentin kur ndodh diçka e tillë duhet të ketë përgjegjësi morale.

“Mendoj se duhet të ketë përgjegjësi. Qëndrimi ynë është se ajo është një tragjedi e madhe dhe të mos bëhemi si shtet ku në raste të tilla nuk ka përgjegjësi. Është e nevojshme të detektohet përgjegjësia”, ka deklaruar Gashi, duke shtuar se të paktën Zaev që mund të bë është që ta pranoj dorëheqjen e Filipçes.
Gashi ka shtuar se në situata të tilla nuk duhet të presim dikush ta pranoj ose të detyrohet të jep dorëheqje.

“Për fat të keq kultura politike tek ne nuk është në nivelin e duhur. 30 vite pasi jemi shtet i pavarur, na kanë ndodhur milion gjëra dhe asnjëherë nuk kemi parë përgjegjësi”, vlerëson Gashi./Shenja.tv/

Read Previous

Anketa e Brimas, reagon VMRO-ja: E ka porositur Zaevi!

Read Next

KFOR: Situata në veri është stabile

%d bloggers like this: