Anketa e Brimas, reagon VMRO-ja: E ka porositur Zaevi!

Estimated read time 1 min read
< img src="https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg" />
Advertisement

VMRO-DPMNE theksoi se anketa e sotme e publikuar nga gazeta “Sloboden Pecat” dhe e realizuarc nga BRIMA është mashtrim dhe manipulim me opinionin.

Sipas partisë opozitare, BRIMA nuk është agjencia e njohur BRIMA Gallup, por një agjenci bullgare që po i shërben Zoran Zaevit.

“Opinioni e ka të njohur se kush qëndron prapa kësaj agjencie, që ideolog i saj kryesor është Andrej Rajçev, njeriut që po synon hapjen e universitetit bullgar në Maqedoni. Pse bullgarët po favizojnë Zaevin mendoni vetë”, ka pyetur VMRO.

Kjo parti thotë se BRIMA vitin e kaluar ka marrë mbi 120 mijë euro nga Qeveria e Zaevit për anketa të porositura.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like