Futsall – Shkëndija si mysafire deklason UEJL-in me rezultat dyshifror

Ekipi i Shkëndijës në futsall ka deklasuar ekipin e UEJL-it me rezultat 11:3, shkruan NMK-Post. Edhe përkundër faktit se Shkëndija ishte mysafire, stadiumi vendas nuk ka qen avantazh për të kaltërtit e UEJL-it, të cilët u gjunjëzuan tërësisht nga Shkëndija. Lojtar i ndeshjes ishte kapiteni i kuqezinjëve Meriton Alili, i cili si lider i vërtetë i ekipit udhëhoqi skuadrën e tij në derbin tetovar. Kjo ndeshje ishte në kuadër të çerelfinaleve të Kupës në Futsall. Ekipi i Shkëndijës në futsall në këtë sezon shënon suksese të vazhdueshme. Ekipi i udhëhequr nga Ajetali Dervishi-Tushi, imperativ për këtë sezon e ka kyçjen në Ligën e Parë./NMK-Post

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like