Ekipi i Shkëndijës në futsall ka bërë gjitha përgatitjet e nevojshme për sezonin e ri. Ekipi tetovar është kompletuar duke synuar të zë pozicion të mirë në sezonin e ri që pritet të filloj në 21 nëntor. “Jemi të përgatitur mirë. Kemi ekip shumë cilësor dhe pretendojmë të rangohemi në pjesën e sipërme të tabelës. Këto ditë presim të kemi edhe përforcime të reja, me çfarë mund të them se do të jemi mjaft serioz për kreun e tabelës” tha për NMK-Post Tushi Dervishi, kryetar i klubit Shkëndija në futsall.
Dervishi ka falenderuar Komunën e Tetovës për përkrahjen.
Advertisement
Advertisement
Advertisement
+ There are no comments
Add yours