Taktika që e përdor Bullgaria për Maqedoninë e Veriut është e paarsyeshme dhe kontra-produktive dhe mund të ketë pasoja serioze, jo vetëm për marrëdhëniet e të dyja vendeve por për të gjithë rajonin, edhe për zgjerimin e politikës të Bashkimit Evropian. Qasja e qeverisë Bullgare dërgon porosi të keqe tek vendet e Ballkanit Perëndimor, që edhe ato mund të përballen me bllokim të plotë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kështu tha ish ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup Ervan Fuere në intervistën për Radion Nacionale të Bullgarisë.
Ervan Fuere, ambasador i Bashkimit Evropian në Shkup
“ Bullgaria e përdori anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, për të imponuar interpretimin e vet historik, si dhe të insistojë që versioni i saj të jetë i pranuar nga vendet e tjera para se të fillojnë negociatat e pranimit. Ajo është kontraproduktive sepse e minon politikën në zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe shkon kundër principeve bazë të integrimit evropian me të cilët Bullgaria u pajtua të jetë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2007”.
Çështjet që i bën Sofja- integriteti territorial, identiteti nacional, ekzistimi i pakicës kombëtare ose jo, interpretimi i historisë, janë probleme reale jo vetëm në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut , por nëse flasim për një spektër më të gjër të Evropës, kjo është një ndër arsyet për krijimin e procesit të integrimit evropian, që të zgjidhjen këto çështje. Sipas Feures, marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Shkupit dhe Sofjes është shembull i mirë për të dyja vendet fqinjë që të punojnë bashkarisht dhe të gjejnë bazë të përbashkët për besim të ndërsjelltë, por për këtë duhet kohë.
Përderisa, Bullgaria nuk vendos veto dhe lejon që të fillojnë bisedimet zyrtare me Maqedoninë e Veriut, të cilët do të zgjasin disa vite, ai vlerëson se do të jetë sinjal i mirë që Sofja e shikon këtë proces si proces të bashkëpunimit. Fuere mendon që punët nuk duhet të kthehen pas dhe të hapen përsëri debate të diskutueshme historike, por të merret parasysh që Bashkimi Evropian ëshë bashkim që bazohet në shtetin e së drejtës./shenja/