Kasami priti në takim amabasadorin e Austrisë, Woutsas

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga deputeti, Bastri Bajrami pritën në takim ambasadorin e Austrisë në Shkup, Georg Woutsas. Në takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, proceset integruese si dhe për sfidat me përballjen me pandeminë Covid 19. Kryetari Kasami e njoftoi shkëlqesinë e tij, Woutsas për kontributin e Lëvizjes BESA si parti e qeverisë në proceset e rëndësishme të vendit për integrim sa më të shpejtë në strukturat euro- atlantike.
Ambasadori edhe njëherë shprehu përkrahjen e Austrisë në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut për në BE dhe mbështetjen për tejkalimin e situatës me Bullgarinë.
Advertisement
Lëvzja BESA do të vazhdojë edhe më tutje të angazhohet fuqishëm në të gjitha proceset edhe për tejkalimin e krizës me pandeminë Covid 19 si dhe në sfidat e tjera. Palët u dakorduan që takime të tilla të realizohen edhe në të ardhmen, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa./nmk-post/
Advertisement
Advertisement

You May Also Like