Formohet Qeveria në Kosovë, Ali Ahmeti uron Albin Kurtin

Para pak çastesh, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, përcje nmk-post.com

Albin Kurti ka marrë 67 vota të ligjvënësve kosovarë, për ta drejtuar ekzekutivin.

Lidhur me formimin e qeverisë Kurti 2, i pari nga liderët Shqiptar në Maqedoni, Ali Ahmeti me anë të një postimi në facebook ka urruar Albin Kurtin.

Shih postimin e plotë

I nderuari z. Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës,
i dashur Albin,

me kënaqësi të shpreh uratat më tē sinqerta për rizgjedhjen në drejtim të Qeverisë me shpresë për shumë shëndet e mbarësi në ushtrimin e detyrës së përgjegjshme.

Tek unë dhe të gjithë ne pranë BDI-së keni partnerë në avansimin e marrëdhënieve tona në interes të qytetarëve tanë.

Advertisement

Kosovën dhe rajonin e presin sfida të vështira dhe unë qëndroj pranë teje në ballafaqimin me çdo vështirësi sepse rajoni ynë ka nevojë për tejkalim të menjëhershëm të çështjeve të hapura dhe hapërim të përbashkët drejt Bashkimit Europian.

Ju priftë e mbara dhe dalshi faqebardhë. / ka shkruajtur lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në facebook./nmk-post

Advertisement
Advertisement

You May Also Like