Fillon zbukurimi i Shkupit, filloj të shkëlqejë para festave të fundvitit

Estimated read time 2 min read

Qyteti i Shkupit: Për zbukurimet 30.000 euro

Sipas shembullit të metropoleve evropiane dhe botërore edhe Shkupi nisi të ndriçojë me shkëlqimin e festave të fundvitit, njofton KlanM.

Sheshi I Shkupit është bërë vendi më I frekuentuar gjatë orëve të natës, kurse, sic percjell KlanM, magjia e festava ka kapluar qytetarët që shfrytëzojnë cdo mundësi për të përjetësuar momentet festive…

Autoritetet e Qytetit të Shkupit njoftuan paraprakisht se zbukurimet do të nisin nga 15 dhjetori, por shuma e dedikuar do të jetë shumë e vogël në krahasim me vitet paraprake, sic percjell KlanM komunikatwn e Qytetit tw Shkupit, kur zbukurimet ishin bërë përmes furnizimeve të dyshimta…

“Dikush duhet të përgjigjet se si ka harxhuar nëpër firmat për zbukurime në nivel vjetor prej 90.000 dhe 245.000 euro, para të qytetarëve, që kanë përfunduar në xhepa privat. Tani, Shkupi zbukurohet për 30.000 euro” – kanë njoftuar nga Qyteti i Shkupit.

Advertisement

Derisa vendi është në prag të festave të fundvitit, autoritetet e sigurisë vazhdojnë me thirrjet që gjatë festave të mos përdoren mjetet piroteknike, kujdes gjatë vozitjes dhe të mos teprohet me alkoolin.

“Ka mënyra shumë të bukura se si të gëzohemi dhe të festojmë, e të mos shfrytëzojmë mjete piroteknike. Kujdes gjatë konsumimit të alkoolit dhe të mos drejtohet makina nën ndikimin e alkoolit dhe të respektohen shenjat e trafikut”, deklaroi Oliver Spasovski.

Edhe nëpër qytetet tjera të vendit, sic njofton KlanM, kanë nisur zbukurimet e shesheve. Autoritetet e Komunës së Tetovës paralajmëruan se qyteti buzë Sharrit nuk do të zbukurohet për festat e fundvitit./KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like