Sjellje e turpshme e Agjencionit për Rini dhe Sport

“Maqedoni dhe gjithçka është e mundur!”
Të gjykuar për të jetuar mbrapsht, madje edhe atëherë kur gjenden njerëz që arrijnë të fusin gjërat në binarët e duhur dhe fjalët zëvendësohen me vepra, e premtimet konvertohen në suksese historike.
Kjo është situata me futbollin në Maqedoninë e Veriut që jeton vitin historik të kualifikimit në Kampionatin Europian, ndërsa në kohën kur në gjithë vendin Federata e Futbollit të Maqedonisë është ‘lëshuar’ në aksion për përmirësimin e infrastrukturës, në mënyrë krejtësisht të pakuptimtë Agjencioni për Rini dhe Sport ‘shfaqet’ sërish si iniciatorë për krijim të situatave që mund të rezultojnë me pasoja të rënda për futbollin vendor.

Të sqarojmë problemin, për të kuptuar motivin e shkrimit dhe brengës nga ndëshkimi si rezultat i veprimeve pa logjikë të individëve të caktuar, e të nisura pikërisht nga drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski!

Të enjten Agjencioni për Rini dhe Sport në web faqen zyrtare publikoi një komunikatë duke u thirur në një VENDIM të marrë nga ARSM në vitin 2019, sipas të cilit Federata e Futbollit të Maqedonisë obligohet për ndryshime të caktuara në STATUTIN e saj.

Pasoi përgjigja e Federatës së Futbollit e cila të premten në konferencë për media e përfaqësuar nga presidenti Muamed Sejdini dhe nën-kryetari Llazar Rakixhiev, përmes fakteve me dokumente hodhën poshtë pretendimet e ARSM-së, ndërsa duke paraqitur dokument të VENDIMIT të gjykatës për të PRANUAR PADINË e FFM-së, u shprehen të habitur për mënyrën amatoreske të funksionimit të ARSM-së dhe manifestimin e mungesës së dijes në këtë institucion. FFM paralajmëron drejtorin e Agjencionit për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski se për veprime të këtilla mbahet përgjegjësi!

Tani duke analizuar faktet dhe asaj që flitet në opinion, madje duke sulmuar klube të caktuara edhe për mos dhënie të vauçerit sportiv, duket se politika në vendin tonë duke shfrytëzuar institucionin ARSM në mënyrë jo ligjore dhe të ulët futet në iniciativë për të vendosur dorë mbi Federatën e Futbollit të Maqedonisë pikërisht në vitin 2021 që përveç se është historik për pjesëmarrjen e parë në një Kampionat Europian, gjithashtu është vit zgjedhor në FFM meqëse përfundon mandati i udhëheqësisë aktuale, e që po tregohet më e suksesshmja në histori.

Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini në konferencën për media mes tjerash potencoi se në lidhje me ‘ankesat’ e prentenduara që klubet kanë pakënaqësi nga mos pasja e delegatëve në Kuvendin e FFM-së, në STATUT janë përshtatur kërkesat dhe klubeve u janë hapur madje dy rrugë për të pasur kuvendarë, qoft përmes Lidhjeve Komunale të Futbollit apo edhe Shoqatës së Klubeve të Ligës së Parë.

Nga kjo lindin shumë pyetje dhe parelel më ketë edhe brenga për konsekuenca serioze si rezultat i veprimeve të papërgjegjshme të individëve të caktuar e me qëllim tendenca për të gjetur rrugë jo legjitime për të kontrolluar federatën më të pasur sportive në vend.

Në kushte kur ekipi përfaqësues shënon suksesin më të madh në histori, kualifikimin në Kampionat Europian, kur përfaqësuesja U21 ishte ne garë për të përsëritur vitin 2017 kur luajti në EURO dhe kur në mënyrë paralele në gjithë vendin FFM është duke orientuar mjete finansiare për përmirësim të infrastrukturës duke ndërtuar terrene e tribuna në stadiumet në Manastir, Çair, Ohër, Xhepçisht, Prilep, Kavadar, Shtip, Strumicë, Veles e ndërhyrje më të vogla gjithandej vendin tonë, dikush tejkalon kufijtë e të menduarit normal dhe kërkon të shpikë situata për interese të cakuara e që shkojnë në kundërshtim me mënyrën e kërkuar nga UEFA e FIFA për funksionim të federatave të futbollit.

Në vende normale në rrethana si të vendit tonë, kur përfaqësuesja pret debutimin në EURO e në shumë qytete stadiumet marrin pajme tjetër, edhe nëse do të kishte ndodhur dorëheqje nga drejtuesit që kanë projektuar dhe realizuar këto arritje e njejta nuk do të pranohej pasi puna dëshmon se gjërat janë bërë në mënyrën e duhur.

Advertisement

Vetëm te ne ndodh që politika përmes individëve të uritur për interesa personale, të ‘dehen’ nga dëshira për të patur në dorë buxhetin realisht goxha të pasur të FFM-së, pa logjikuar se ato mjete dhe ato para duhet menaxhuar e jo përvetësuar! Dhe për menaxhim të aq parave dhe arritjes së sukseseve si këto që ka FFM për momentin, duhet më shumë se sa kjo që bën ARSM duke nxjerë dokumente të vitit 2019 e që një vit më vonë janë hedhur poshtë me vendime të gjykatës.

Po, në të kaluarën ka patur keqpërdorime dhe përvetësim të mjeteve, por në interes të drejtuesve aktual flet fakti se pikërisht presidenti Sejdini paraqiti dyshimet për keqpërdorime dhe si pasojë u zbuluan një sërrë parregullsishë që më në fund u ndaluan dhe u vun në kontrollë. Dmth te ne, nuk vlerësohet edhe nëse ndal ‘krimin’, edhe nëse je i suksesshëm në punën që bën, thjesht duhet të hapësh krahun që dikush tjetër me ambicie të sëmura të vijë dhe të vazhdojë avazin që si rrallë institucion tjetër në vendin tonë e ndali pikërisht Muamed Sejdini.

Është e çuditshme për t’u besuar se një sportist me arritje kulmore në hendboll si Naumçe Mojsovski të veprojë kaq ‘cekët’ pa menduar për konsekuencat që mund të vijnë. Mbase edhe nuk ka faj, nëse kjo gjë i imponohet nga instanca më të larta e pa i marrë si fakte, por nga ajo që flitet në opinion duket se ekzistojnë madje edhe nga njerëz në pozicionet më të larta shtetërore?!

Gjithë kjo vendos në një situatë shumë të çuditshme! Në kushte kur kjo udhëheqësi e Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe kjo gjeneratë e futbollistëve arritën suksesin më të madh në histori, atë që askush më parë nuk kishte arritur ta bëjë, megjithatë përfaëësuesja e vendit mund të mos luaj në EURO 2021, por jo se nuk mund të kalohet Kosova e Gjeorgjia, por kësaj rradhe nga veprimet e politikës.

Sepse, UEFA dhe FIFA janë shumë qarta dhe decite, përzierja e politikës në punën e federatës nënkupton pezullim automatik për minimum 4-5 vite. Këtë duhet ta mendojë drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport Naumçe Mojsovski dhe ata që e porosisin për veprime dhe presione të këtilla të pabazuara e pa analizuara si këto të fundit./sportmania.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like