• 24-07-2021

Filipçe me lajm shumë të mirë: Situata në spitale stabile!

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka realizuar takim me drejtorët e Covid qendrave në Shkup, ku kanë konstatuar se gjendja në spitale është duke u stabilizuar dhe në periudhën e ardhshme presin më shumë lëshime nga spitalet të pacientëve me Covid-19, njofton nmk-post.

“Situata në spitale është duke u stabilizuar, në periudhën e ardhshme presim më shumë lëshime nga spitale se sa pranime të pacientëve të sëmurë. Në takimin e sotëm me drejtorët e Qendrave Covid në Shkup, diskutuam situatën me virusin. Ka mjaft vende (shtretër) në departamentet infektive. Ne monitorojmë situatën dita ditës dhe jemi të gatshëm për çdo skenar. Nëse këto parashikime nuk plotësohen, ne kemi në dispozicion reparte të reja dhe pajisje spitalore shtesë që janë gati të hapen”, ka shkruar ministri Filipçe./Northmacedonia-post/

Read Previous

Covid-19 i merr jetën radiologes nga Resnja

Read Next

“Kriza me Covid 19”, ja sa qytetarë mbetën pa punë në Maqedoni

%d bloggers like this: