Mitrovicasi bie nga kati i dytë gjatë punës në ndërtimtari, dërgohet me lëndime në QKU
Një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës gjatë ditës së djeshme.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut rreth orës 11:00.
Policia e Kosovës bën të ditur se viktima përderisa ka qenë duke punuar, ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese që është në ndërtim.
“Mitrovicë Jugu /29.01.2024 – 11:00. Viktima mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke punuar, nga pakujdesia ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese që është në ndërtim. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njejti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, njofton Policia.
Advertisement
Advertisement
Advertisement