Fauci paralajmëron varianti tjetër i koronavirusit mund të jetë më keq se Delta

Estimated read time 2 min read

Epidemiologu Anthony Fauci jep alarmin e ri se mutacioni i ardhshëm i koronavirusit mund të jetë edhe më i keq dhe më ngjitës se varianti Delta.

Virologu nënvizon rëndësinë e parandalimit, veçanërisht përmes vaksinimit, pasi përhapja e rasteve në Amerikë ka filluar të jetë të paktën 100 mijë në ditë.

Fauci përsëriti se rritja e fundit e infeksioneve ka prekur kryesisht njerëzit e pavaksinuar.

“Ka akoma 93 milionë amerikanë që mund të imunizohen, por ata ende nuk e kanë bërë,” shtoi ai.

“Nëse vjen një variant tjetër që ka po aq kapacitet të lartë transmetimi dhe është gjithashtu shumë më i rëndë, atëherë ne me të vërtetë mund të jemi në telashe”, tha Fauci në një intervistë me faqen e lajmeve McClatchy, duke shtuar se “njerëzit që nuk vaksinohen gabimisht mendojnë se bëhet fjalë vetëm për ta. Por nuk është kështu, është për të gjithë të tjerët”.

Advertisement

Epidemiologu paralajmëroi se shumica dërrmuese e infeksioneve të reja përfshijnë njerëzit e pavaksinuar dhe shpjegoi se Shtetet e Bashkuara janë “shumë me fat” që kanë vaksina që i kanë rezistuar varianteve.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like