• 20-09-2021

Fauçi jep alarmin: “Delta “po grin” rajonet e pavaksinuara!

Eksperti më i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, doktor Anthony Fauci, dha një alarm të ri lidhur me rritjen e rasteve të koronavirusit në vend, veçanërisht në ato rajone ku njerëzit kanë refuzuar të vaksinohen edhe ndërsa varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi.

“Po shkojmë në drejtimin e gabuar”, tha ai për CNN. “Pesëdhjetë përqind e vendit nuk është vaksinuar. Ky fakt përbën problem. Ne po e vëmë veten në rrezik”, shtoi këshilltari i lartë mjekësor i Presidentit Joe Biden. Në Shtetet e Bashkuara, shtrimet në spital dhe vdekjet janë shumë poshtë shifrave kulmore të arritura dimrin e kaluar.

Por numri i infeksioneve të reja është rritur ndjeshëm në disa pjesë të vendit ku skepticizmi për nevojën e vaksinimit, siguria e vaksinave dhe rezistenca ndaj sugjerimeve të qeverisë për t’u imunizuar mbeten një pengesë e fuqishme. Më shumë se 51,000 infeksione të reja u regjistruan në Shtetet e Bashkuara të shtunën, një rritje prej 172% gjatë dy javëve të fundit, ndërsa më shumë se 250 vdekje kanë ndodhur çdo ditë gjatë kësaj periudhe. Qeveria thotë se deri tani mbi se 162 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, ose 49% e popullsisë së vendit – gati 60% e të rriturve. Megjithatë sondazhet kanë treguar se rreth 80% e amerikanëve të pavaksinuar thonë se nuk do të vaksinohen duke mos marrë parasysh paralajmërimet që po bëjnë zyrtarët.

Top Channel

Read Previous

Studimi: Kombinimi AstraZeneca – Pfizer rrit nivelin e antitrupave

Read Next

Latifi jep detaje nga Kroacia: 10 trupat e pajetë mund të arrijnë nesër në Kosovë

%d bloggers like this: