Policia ka arrestuar 30-vjeçarin me iniciale J.XH. nga fshati Xhermë i Tetovës, i cili ka qenë i arratisur nga burgu. I arrestuari ka pasur fletë arresti, pasi ka qenë i dënuar me 15 vite burg, ndërsa për të vuajtur i kanë mbetur edhe nëntë vite. Pas arrestimit 30-vjeçari është dërguar në burgun, nga dhe ku ishte arratisur, për të vuajtur dënimin e mbetur./Alsat
Advertisement
Advertisement
Advertisement