Këto rrënoja janë të shtëpisë së familjes Ramandani nga Shipkovica e Tetovës. Edhe nga pamjet mund të shihet se kjo shtëpi është e pa pabanueshme pasi që me 3 gusht të vitit 2019 është përfshirë nga zjarri. Që nga ajo kohë e deri më tani Arben Ramadani bashkë me familjen jeton me qira në qytetin e Tetovës.
“Për momentin jam me qira në një shtëpi private në Tetovë bashkë me¬ çunat e mixhës dhe ata janë me qira në një banesë, nga dita që na është djegur shtëpia”, tha Arben Ramdani.
Në vitin 2019 bashkëfshatarët e Arbenit kanë grumbulluar një shumë të hollash që t’i dalin në krahë kësaj familje, por ata para sipas Arbenit kanë shkuar për qiranë dhe produkte ushqimore. Ndërsa me një vendim të këshillit komunal të Tetovës në nëntor të vitit 2019 kësaj familje iu ndanë 250 mijë denarë, të holla që kjo familje edhe sot e kësaj dite nuk ka mundur t’i marrë.
“Unë atë ndihmën e fshatarëve e kam pasur po me atë ndihmë unë kamë mbuluar qiranë e banesës dhe ushqime për në shtëpi por ndihma nga komuna nuk kam asgjë, është dhënë një vendim se do lëshohen disa të holla por nuk ka asgjë”, u shpreh Arben Ramdani.
Arbeni thotë se ai për një vit e gjysmë është duke u endur dyerve të komunës së Tetovës, por është e kotë.
“Deri më tani unë nuk kam marr asnjë të hollë. Shumë është 250 mijë denarë afër 4 mijë euro unë në komunë kam qenë nga momenti që është djegur shtëpia për të plotësuar disa dokumente pas qen edhe më pas na kanë thënë brenda muajt dhe brenda muajt nuk ka pasur asgjë përsëri kam qenë dhe gati një vit e gjysmë vetëm më japin premtime por asgjë nuk ka”, potencoi Arben Ramadani.
Sa është e vështirë të jetosh me qira dhe ta shohësh shtëpinë në këtë gjendje?
“Shumë është e vështirë pasi që 150 euro bën vetëm qiraja, 60 apo 70 euro rryma vjen uji mblidhen 100 euro a me një rrogë 300 apo 350 euro nuk mund të bësh asgjë edhe baba ku punon e ku jo me fëmijë të vogël, vetëm unë dijë se si ja dalë muajt kur afrohet data 20 duhet të mblidhet qiraja dhe atë vetëm unë e dijë”, thotë Arben Ramadani.
Ai thotë se ndërtimi i një shtëpie të re do të ishte shpëtim për këtë familje 11 anëtarëshe.
“Apeli im është i madh vetëm një kulm të kem mbi kokë se me qira nuk jetohet, do kisha lutë këta kompanitë e mëdha të më ndihmojnë kush ka mundësi, por edhe nëse nuk kanë përsëri faleminderit ju them”, deklaroi Arben Ramdani.
E lamë Arbenin në shtëpinë e djegur me shpresën se kjo familje do të ketë një kulm të vetin mbi kokë.
Kontakt: Arben Ramadani 070 867 204
Stopaska Banka: 200003739772524