• 25-06-2021

Miniera në Llojan po “helmon” popullatën

Jetë e ndotur në Llojan dhe Vaksincë të Kumanovës. Edhe pse miniera në Llojan nuk funksionon për pesë dekada, ajo megjithatë po e helmon popullatën.

“Miniera në Llojan, Kumanovë, është një nga 16 “pikat e nxehta” që ndotin tokën. Kjo tokë e portokalltë është plot me metale të rënda. Arsen, antinom, krom … ndotin popullsinë e fshatrave të Kumanovës, Vaksincë dhe Llojan”.

Nga miniera përhapet erë e keqe. Metalet e rënda maten në ton. Banorët e Llojanit nuk duan të flisin haptas, ndërsa prapa kamerës së Alsat ata thonë se shpesh sëmuren dhe numri i banorëve që vdiqën nga kanceri është i lartë. Profesori i kimisë Trajçe Stafilov thotë se uji dhe toka këtu janë të ndotura. Era e përhap pluhurin e ndotur ndërsa shiu tashmë ka futur thellë në tokë metalet e rënda.

Ja Llojani. Kjo që e shihni është koncentrat i arsenikut me 50% arsenik në të. Kështu janë braktisur 15,000 tonë. Ja shkolla fillore 120 metra larg me një numër të madh të fëmijëve. Këtu mësojnë fëmijë, ndërsa këtu është edhe fshati Llojan – Vaksincë. Të gjitha ujërat nëntokësorë janë të ndotur, të gjitha puset kanë ujë të ndotur me arsenik – deklaroi Trajçe Stafilov, profesor në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore.

Read Previous

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy persona

Read Next

Familja nga Shipkovica kërkon ndihmë! Shtëpinë e kanë të djegur, jetojnë me qira

%d bloggers like this: