Familja afgane e shet vajzën për 500 dollarë!

Estimated read time 1 min read

Një familje afgane është detyruar ta shesë vajzën e tyre të vogël për 500 dollarë, për shkak të krizës së urisë që ka kapluar Afganistanin.“Fëmijët e tjerë ishin duke vd ekur nga uria, andaj, u detyruam ta shisnim vajzën time. Si të mos jem e mërzitur ajo është fëmija im”, ka thënë nëna e vajzës.

“Ne jemi të uritur. Për momentin ne nuk kemi as miell e as vaj në shtëpi. Ne nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se si do të jetë e ardhmja e saj. Unë nuk e di se si do të ndihet për këtë, por më duhej ta bëja”, ka thënë babai i vajzës.

Advertisement

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë, me një përkeqësim të mprehtë të situatës që kur talebanët morën pushtetin në gusht.Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër se miliona njerëz do të vd esin nëse ndihma urgjente nuk arrin së shpejti në vend./21Media

Advertisement
Advertisement

You May Also Like