Erdogan: Pas luftës, Gaza duhet të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez

Estimated read time 1 min read

Presidenti turk Tajip Erdogan tha se pasi të përfundojë lufta Izrael-Hamas, Gaza duhet të jetë pjesë e një shteti të pavarur dhe sovran palestinez.

Turqia, e cila ka përshkallëzuar kritikat e saj ndaj Izraelit ndërsa kriza humanitare në Gaza është intensifikuar, mbështet një zgjidhje me dy shtete dhe ndryshe nga SHBA, Britania dhe vende të tjera perëndimore, nuk e konsideron Hamasin organizatë terroriste. Turqia ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ka ofruar të jetë ndërmjetëse për ta garantuar atë.Duke folur me gazetarët në një udhëtim me avion duke u kthyer nga Kazakistani të premten, Erdogan përsëriti kritikat ndaj vendeve perëndimore për mbështetjen e tyre ndaj Izraelit, duke thënë se besimi i Ankarasë tek Bashkimin Evropian ishte “lëkundur thellësisht”.

Advertisement

“Pasi të përfundojë kjo që po ndodh, ne duam ta shohim Gazën si një rajon paqësor që të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez, në përputhje me kufijtë e vitit 1967, me integritet territorial dhe me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet”, u citua të thoshte Erdogan nga disa media.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours