Erdogan mban premtimin, përfundon para zgjedhjeve spitali supermodern i Fierit

Ka përfunduat me sukses Spitali Rajonal i premtuar nga Presidenti i Turqisë Erdogan ku i tha Ramës 3 muaj më parë, se “do e kesh gati spitalin para zgjedhjeve”.
Mesa duket Erdogan e mbajti fjalën, teksa kanë mbarur të gjitha punimet të cilët e kanë kompletuar Spitalin e ri Rajonal Memorial të Fierit. Kryeministri i Shqipëris Edi Rama ka publikuar video duke thënë se “SPITALI MEMORIAL FIER – Tashmë me një superstaf të përbashkët, për të hapur dyert si qendër e ekselencës së sistemit tonë shëndetësor dhe njësi e transferimit të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar, për t’i shërbyer jo vetëm pacientëve të vet po edhe suksesit të kësaj faze të re të ngjitjes së sistemit tonë shëndetësor në majën ku e duan dhe e meritojnë shqiptarët”

Advertisement

Një holl modern për pacientët që presin apo të afërmit e tyre, hapësirë e mjaftueshme brenda, me dhoma në të cilat ka tualet dhe televizor për çdo pacient. Ajo ç’ka është më e rëndësishmja është se çdo dhomë pacienti është e pajisur me aparaturat më të fundit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like