Erdogan kërkon mijëra euro dëmshpërblim nga liderja e partisë opozitare

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hapi një proces gjyqësor ndaj kryetares së një partie opozitare në Turqi, e cila e krahasoi atë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.
Erdogan kërkon nga rivalja politike Meral Aksener që t’i japë 250 mijë lira turke (24.475 euro), si dëmshpërblim për krahasimin e pavend.
Benjamin Netanyahu, i cili është disi një version izraelit i Erdogan, nuk hezitoi të vinte në shënjestër civilë dhe fëmijë në mënyrë që të sabotonte kundërshtarët e tij politikë dhe kështu të ruante pozicionin e tij”, tha Aksener të martën, para grupit të saj parlamentar.
Erdogan kritikoi ashpër Aksener, duke e quajtur atë të pamoralshme që e uli në të njëjtin nivel me Netanyahun.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like