Erdhi nga Gjermania por mërgimtari thotë se nuk mundi të votojë

Një mërgimtar nuk është lejuar të votojë në një qendër të votimit në Podujevë.

Ai ka thënë se ka ardh nga Gjermania për të votuar, por që atij i është mohuar kjo e drejtë.

“ Kam ardhur para një jave vetëm që të votojë, vetëm një familjar tonin e kanë lejuar të votojnë, kam qenë në listë të votuesve, kurse tash më kanë fshirë. Këtë as regjimi serb nuk e ka bërë, nuk e ka penguar votimin. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut”, ka theksuar ai për Rtv Dukagjinin.

Advertisement

Ai ka pohuar se nga Gjermani ka ardhur vetëm për të votuar pasi nuk ka dashur ta bëjë atë përmes postës. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like