• 22-04-2021

Enigma e njeriut që jetoi 256 vjetë

Li Ching-Yen në jetën e tij të gjatë aq shumë të gjatë është martuar 23 herë, ndërsa ka pasur mbi 200 fëmijë.

Ndoshta do tu duket si jo e vërtetë, por për atë shkruan mediat më të besueshme në Botë, për atë u hulumtua dhe u gjetën dhjetra dokumente të cilat vërtetojnë se vërtet jetoi mbi dy shekuj e gjysëm. Nga hulumtimet që bëri North Macedona Post, gjeti se gazeta prestigjioze amerikane New York Times në vitin 1930 do ti kushtonte një artikull profesorit të Universitetit të Chundu dhe dietarit kinez Li Ching-Yen, për të cilin ka të dhëna se ka jetuar plot 256 vjetë. Në dokumentat e administratës mbretërore kineze është gjetur dokument i vitit 1827  në të cilin Li Ching-Yen i është uruar 150 vjetori i lindjes, ndërsa në vitin 1877 atij i urohet ditëlindja e 200.

Në shkrimin e New York Times-it të vitit 1930 thuhet se gazetari kur ka shkuar në qytetin e Li Ching-Yen, njerëzit që e kanë njohur i kanë thënë se atë e kanë njohur gjyshërit e tyre si një plak të thyer. Në moshën 71 e vjeçare ai i është bashkuar ushtrisë kineze.

Li Ching-Yen në jetën e tij të gjatë 256 vjeçare është martuar 23 herë, ndërsa ka pasur mbi 200 fëmijë.

Li ka qenë herbalist (ka mbledhur bimë) dhe është ushqyer shumë shëndetshëm. Për enigmën e tij ai nuk ka lënë mjaft të dhëna por nxënësve të tij u ka thënë se ai nuk është njeriu më i vjetër në qytet.

“Ruani zemrën tuaj, uluni si breshkë, ecni të lumtur si pëllumbi dhe flini si qeni” ka thënë Li Ching-Yen.

Për shumicën e njerëzve histoia e Li është e pabesueshme, por për të vazdhojnë të shkruajnë jo vetëm media të njohura botërore, por të bëhen edhe hulumtime të shumta ka qendra të njohura hulumtimi.

 

 

Read Previous

Dieta “Mrekullia japoneze”- dobëson 14 kg për dy javë

Read Next

Prindërit me fëmijë – Si ta kombinojmë punën nga shtëpia dhe familjen?

%d bloggers like this: