EMA: ‘AstraZeneca’ është e sigurtë, shpëton jetë njerëzish

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk identifikoi sot një faktor specifik rreziku për vaksinën AstraZeneca, ndërsa beson se ekuilibri i rrezik/përfitimit mbetet “pozitiv”.
“Asnjë faktor specifik rreziku nuk u identifikua”, tha kreu ekzekutiv i EMA-s, Emer Cooke, në një video-konferencë.
“Një shpjegim i arsyeshëm për këto efekte anësore të rralla është një përgjigje imune ndaj vaksinës”, shtoi ajo, duke theksuar se vaksina është “shumë e efektshme” dhe “shpëton jetë”.
Ministrat e Shëndetësisë të BE priten të takohen përmes video-konferencës për të diskutuar përfundimet e EMA-s./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like