Eklipsi i diellit “nxin” ditën, ku dhe kur mund ta shihni sot spektaklin qiellor

Estimated read time 2 min read

Një spektakël qiellor është gati për të magjepsur sot gjithë botën, teksa një eklips diellor do të zbukurojë qiejt anembanë Amerikës së Veriut, duke e bërë ditën natë. Sot, në orën 13:27 me orën lokale në Shqipëri, 21:27, qielli do të errësohet për shumë amerikanë që gjenden në gjurmën e eklipsit diellor.

Spektakolare, por edhe disi e frikshme njëkohësisht. Dihet që eklipset totale janë dramatikë dhe e shndërrojnë qiellin të errët. Ato mund të shihen vetëm në disa vende dhe fati këtë herë ka dashur të shfaqet në Amerikën e Veriut. Kjo është dhe arsyeja pse mundësia për të përjetuar një eklips, shpesh është një mundësi që vjen vetëm një herë në jetë.

Çfarë është një eklips diellor?
Është një fenomen astronomik, ku hënë kalon mes tokës dhe diellit duke bllokuar tërësisht ose pjesërisht dritën e diellit.

Kur hëna mbulon plotësisht diellin, ajo hedh një hije në Tokë, duke formuar atë që quhet “rruga e tërësisë”. Ky shteg është një brez relativisht i ngushtë që lëviz nëpër një sipërfaqe. Njerëzit që janë në këtë gjurmë mund të shohin një eklips të plotë diellor, sigurisht nëse moti do të jetë i kthjellët.

Advertisement

Kur dhe ku mund ta shihni sot eklipsin diellor?
I gjithë fenomeni është parashikuar të zgjasë rreth dy orë e gjysmë, por për amerikanët do të mund të shihet vetëm katër minuta. Sipas NASA-s, spektakli i pikut do të jetë saktësisht 4 minuta e 27 sekonda. Siç e cekëm më sipër, eklipsi i diellit pritet të ndodhë në orën 21:27 me orën lokale në Shqipëri, ndërsa në Amerikë në orën 13:27. Të gjithë ata që do të kenë dëshirë të jenë dëshmitarë i kësaj ngjarje të veçantë qiellore, mund ta ndjekin drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të NASA-s. Agjencia hapësinore do të nisë transmetimin e saj.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like