Egbo: Shqiptarët e duan të huajin më shumë se shqiptarin vetë

“Shqiptarët e duan të huajin më shumë se shqiptarin vetë”. Kështu është shprehur futbollisti dhe trajneri Emnauel Egbo duke rrëfyer eksperiencën e tij në Shqipëri.

Ai tregoi se kishte mbërritur në Tiranë nga Egjipti dhe tashmë po bëhen 20 vite që ndodhet këtu.

“Nuk e di çfarë ka këtu, por Shqipëria të mban. Është si shtëpia ime e dytë”, u shpreh Egbo.

“Në 21 shtator mbush 20 vjet që kam ardhur në Shqipëri, nga Egjipiti. Kam qenë futbollist në një ekip në Egjipt. Presidenti i klubit të Tiranës Elsaied ka qenë edhe presidenti i klubit tim në Egjipt. Unë mbarova kontratën atje dhe ai më mori direkt këtu. Nuk di e di çfarë ka këtu, por Shqipëria të mban. Këtu është si shtëpia ime e dytë”, u shpreh Egbo.

Advertisement

Ai pohoi se për shkak të futbollit në momente të caktuara është ndjerë më i ekspozuar ndaj disa sharjeve nga tifozët, por në fund pohoi se shqiptarët e duan të huajin më shumë se shqiptarin vetë.

“Në person në një pozicion tjetër mund ta ketë ndryshe, por në futboll ke tifoza kundër njëri- tjetrit dhe shajnë. Por në përgjithësi shqiptarët e duan të huajin më shumë se shqiptarin vetë”, tha futbollisti./Opinion.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like