‘Edhe ai ka udhëtuar me helikopter’, Gruevski – Zaevit: Asnjëherë në jetë nuk kam hypur!

Pasi që sot kryeministri Zoran Zaev dhe ministri shëndetësisë, Venko Filipçe udhëtuan me helikopter nga Shkupi për në Prilep, në opinion u shkaktuan reagime të ashpra, shkruan Nmk-post. Kryeministri Zaev në Kanal 5 në mbrëmje ka arsyetuar veprimin e tij për helikopterin, duke thënë se edhe Gruevski ka udhëtuar me helikopter nëpër Maqedoni,

“Në kohën kur ishte Gruevski në pushtet, ai ka udhëtuar me helikopter në Greqi”, ka thënë Zaev. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Ai në Facebook ka shpërndarë lajmin e Zaevit dhe e ka demantuar, duke thënë se ai nuk ka hypur asnjëherë në helikopter. “Unë asnjëherë nuk kam hypur në një helikopter në jetën time”, ka shkruar Gruevski.

Advertisement

Ndryshe, udhëtimi me helikopter i Zaevit dhe Filipçes ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like