E rëndë: Foshnja që u braktis në Prishtinë nuk arrin të mbijetojë, nëna iku nga Klinika

Estimated read time 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një foshnjë e cila ishte braktisur nga nëna, ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë me dije se gruaja kishte lindur foshnjën e saj në javën e 22 dhe e njëjta po trajtohej në QKUK. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe drejtori i Klinikës, Zef Ndrejaj, i cili tha se faktikisht bëhet fjalë për abort dhe sipas tij, ka gjasa që nëna e cila ka ikur nga spitali, ka stimuluar lindjen e parakohshme.

Advertisement

Ndrejaj bëri të ditur se bazuar në rregullat e Klinikës, kanë lajmëruar edhe Policinë lidhur me rastin dhe të njëjtit po e shqyrtojnë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like