E rëndë / Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 17-vjeçari

Estimated read time 1 min read

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17-vjeç.

17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.

“Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17 vjeç. 17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën”,-njofton policia.

Advertisement

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like