• 22-06-2021

E diela ditë jo punë pjesërishtë e realizueshme, shumë sektorë kërkojnë të punojnë

Vetëm punonjësit e tregjeve të mëdha dhe shitësit me shumicë mund të përfitojnë nga ndryshimet në Ligjin e Punës. Ministria e Ekonomisë deri më tani nuk ka marrë vendim përfundimtar se cilat veprimtari do të mbyllen ditën e diel. Ministri Kreshnik Bekteshi thotë se gastronomët dhe punëtorët e turizmit kanë kërkuar nga ai që rregullat e reja të mos vlejnë për sektorët e tyre. Qëndrimi personal i Ministrit është që objektet gastronomike dhe agjencitë turistike të jenë të hapura të dielën.

Kapacitetet me pakicë nuk do të kenë ndryshime në këtë pjesë dhe do të funksionojnë siç thotë ligji ekzistues i tregtisë. Sa i përket tregtisë me shumicë, siç janë depot e mëdha ose supermarketet e mëdha, atje ka disa mundësi që ne si Ministri e Ekonomisë do t’ia dërgojmë Qeverisë për shqyrtim – tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Njoftimet e tilla i zemëruan sindikatat. Në bisedë telefonike për Alsat, kryetari i LSM-së Darko Dimovski thotë se nëse Ligji për Marrëdhënie Pune ndryshohet vetëm për disa sektorë, atëherë do të ishte më mirë të mos hapet kjo çështje. Para disa ditëve, ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpaska tha se jep 1 jave afat, i cili mbaron nesër, për të prezantuar aktivitetet e sektorit privat që nuk do të funksionojë të dielën. Përveç ekonomisë nën kompetencën e së cilës ka më shumë sektorë, ministrja e punës në seancën e nesërme të qeverisë do të presë propozimet nga ministrat e bujqësisë, transportit dhe lidhjeve, si dhe shoqërisë informatike dhe administratës.

Ile Petrevski-Alsat

 

Read Previous

Rreth 15 mijë persona mbesin pa punë për shkak të pandemisë

Read Next

Karantinë për Tetovën, Shkupin, Kumanovën dhe Kavadarin për shkak ajrit?

%d bloggers like this: