E diela ditë jo pune, do të futet në funksion nga shtatori

Nga muaj shtator i këtij viti, vetëm një pjesë e caktuar e punëtorëve do të punojnë ditën e diel, përcjell nmk-post.com
Për këtë, ata do të fitojnë një mëditje shtesë prej 50 për qind si dhe një ditë të lirë tjetër. Me fjalë të tjera, të dielën do të punojnë vetëm një e treta e punëtorëve në vend.
Pritet që përjashtime të bëjnë 34 veprimtari që janë të lidhura me marrëveshjet kolektive. Përskaj shëndetësisë, shërbimeve komunale, policisë, ushtrisë dhe fabrikave që nuk mund të ndërpresin prodhimtarinë, e diela mbetet ditë pune dhe për transportin publik, barnatoret, mediat, zjarrfikësit, hotelet, sektorin e ushqimit e kështu me radhë.
Nuk do të punojnë qendrat tregtare apo kafiteritë përveç barnatoreve dhe restoranteve. Me fjalë të tjera, me propozim-ligj parashikohet që në pjesën e tregtisë, të punojnë vetëm objektet tregtare me hapësirë deri në 200 metra katrorë, lokalet në kuadër të pompave të benzinës, stacioneve të autobusit dhe trenit, aeroporteve, vendkalimeve kufitare.

Advertisement

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like