E dhimbshme: Ky është 52-vjeçari që vdiq në rrethana të dyshimta në Skenderaj

Estimated read time 2 min read

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një 52-vjeçari në Skenderaj, i cili dyshohet se vdiq si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor i Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Driton Behrami nga fshati Abri e Ulët.

Çka dihet për vdekjen e tij e cila u cilësua e dyshimtë?

Sipas Policisë së Kosovës, babai i të ndjerit ka kërkuar ndihmën e ekipit mjekësor të Emergjencës, për shkak të gjendjes shëndetësore në të cilën ndodhej i biri.

Ekipi mjekësor pasi ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë, e kanë pasur të pamundur që t’i ofrojnë ndihmë tashmë të ndjerit dhe janë larguar nga shtëpia e tij, për t’u kthyer sërish më vonë.

Advertisement

E, herën e dytë që shkuan në shtëpinë e 52-vjeçarit, ku i kanë dhënë një qetësues viktimës, e që gjithçka pasoi me përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like