E bija e gazetarit të njohur shqiptar fiton betejën me kancerin: Ishte një ëndërr e keqe!

Estimated read time 1 min read

Vajza e gazetarit, Defrim Methasani arriti që pas më shumë se një viti të fitonte betejën me kancerin. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Methasani ka ndarë herë pas here njoftime për gjendjen e të bijës, ndërsa sot ndau lajmin e mirë për të bijën.
Ai nuk ka nguruar të falenderojë të gjithë ata që i janë gjendur pranë, teksa shkruan se falë Zotit, mjekësisë gjermane, por dhe mbështetjes morale e financiare të familjes, gjakut, farefisit dhe miqve të shumtë, ia dolën të fitonin betejën më të vështirë me sëmundjen e rëndë.
“Rasti i vajzës (që nuk ia uroj askujt), na tregoi se kur bëhemi bashkë edhe vështirësitë i bëjmë më të lehta. Askujt nga ju nuk i dëshiroj asgjë të keqe apo problem shëndetësor, por dijeni se jam pranë jush kurdo dhe kudo, si një “lokomotivë” e trenit humanist të jetës. Faleminderit është pak, mirënjohja ime dhe familjes sime vlen shumë…! Zoti bëftë mrekulli te secili nga ju!“shkruan gazetari

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like