Konsumoi domestos, 28-vjeçarja Kosovare tenton t’i japë fund jetës së saj

Estimated read time 2 min read

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 28-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Sipas burimeve, ajo dyshohet se kishte tentuar t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar preparate higjienike ‘Domestos’.

Pas intervenimit të stafit shëndetësor, gjendja e viktimës është stabiliziuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Advertisement

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e 28-vjeçares, e cila ka deklaruar se ka kryer këtë veprim si pasojë e stresit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like