Dy persona gjenden pa shenja jetë në Prishtinë, ja detajet

Estimated read time 1 min read

Dy trupa të pajetë janë gjetur dje në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë, raporton, gazeta10.

Aty thuhet se trupat e pajetë janë gjetur të shtrirë në tokë.

Policia ka nisur hetimet lidhur me shkakun e vdekjes.

HETIM MBI VDEKJEN

· Prishtinë / 27.03.2024-06:40. Një femër kosovare ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë. Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Advertisement

· Prishtinë/ 27.03.2024-13:00. Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. /Gazeta10/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like