Dridhet rajoni sërish

Estimated read time 1 min read

Një seri tërmetesh janë regjistruar mëngjesin e sotëm në rajon. Turqia u trondit më së shumti, e ndjekur nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina.

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë qendrore, 62 kilometra nga Adiyaman, në një thellësi prej pesë kilometrash. Për momentin nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale, sipas mediave lokale.

Tërmeti me magnitudë 3.0 sipas Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kroaci me epiqendër afër ishullit Ciovo, tre kilometra në jug të Trogirit, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.

Advertisement

Mëngjesin e sotëm, një tërmet pak më i dobët se 2.8 gradë sipas Rihterit është regjistruar në verilindje të Bosnjë-Hercegovinës me epiqendër 15 kilometra nga Sanski Most dhe 56 kilometra nga Banja Luka, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like