Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela – në takim pune në Agjencinë e Mërgatës të RMV-së

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela me bashkëpunëtorët e tij realizoi një takim pune në Agjencinë e Mërgatës të RMV-së, ku u prit nga drejtori i saj, Sllobodan Bliznakovski, dhe zëvendësdrejtori Izmit Nura, përcjell nmk-post.com

Gjatë këtij takimi u diskutua për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë institucion, ku u bënë disa sqarime lidhur me dilemat dhe paqartësitë që ekzistojnë për sa u përket emërtimeve dhe përkthimeve nga maqedonishtja në shqip.

Advertisement

Me këtë rast drejtori Ylber Sela ofroi mbështetje dhe ndihmë për vazhdimin e zbatimit praktik të gjuhës shqipe në këtë institucion./nmk-post.com

 

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like